Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime vranësirash të ndrueshme përgjatë relieveve kodrinore-malore dhe kthjellime në pjesën e dytë të ditës.
Parashikohen reshje shiu në formë shtrëngatash në veri dhe zonat malore shoqëruar me shkarkesa elektrike nga mesdita deri në orët e drekës.
Era do të fryjë me drejtim nga veri-veriperëndim me shpejtësi 1-8 m/s, ndërsa në bregdet kryesisht ate jugor fiton shpejtësi deri 14 m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 18/30 | Re shi diell |
| Kukës | 14/26 | Re shi diell |
| Lezhë | 21/29 | Re shi diell |
| Dibër | 14/25 | Re shi diell |
| Durrës | 21/31 | Re diell |
| Tiranë | 19/30 | Re diell |
| Elbasan | 20/30 | Re shi diell |
| Berat | 17/31 | Re diell |
| Vlorë | 19/28 | Re diell |
| Korçë | 15/27 | Re shi diell |
| Gjirokastër | 14/31 | Re diell |
| Sarandë | 19/30 | Re diell |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI