Nga Eva XHAJANKA
Kryeministri Edi Rama përcolli mbrëmjen e sotme në rrjetet sociale pamje nga Saranda në mbrëmje.
Në videon e publikuar në rrjete sociale, Saranda shihet e ndriçuar, ndërsa dritat në akset rrugore dhe dritat e makinave që përshkojnë rrugët e qytetit, duken si arterje që e gjallërojnë qytetin edhe natën.

Saranda është një nga qytetet më të frekuentuara gjatë sezonit turistik. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore në qytetin bregdetar ka lehtësuar lëvizjen e turistëve vendas e të huaj.
Vitet e fundit Shqipëria ka zënë një vend të rëndësshëm në mediet ndërkombëtare përsa i përket klasifikimit të vendit si një nga destinacionet turistike të preferuara për turistët huaj, ku spikatin qytetet si Ksamili, Saranda dhe Vlora.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.