SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rama në Bruksel, takime me përfaqësues të lartë të BE-së

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel, ku po zhvillon takime me përfaqësues të lartë të BE-së.

Në vizitën e tij në Bruksel, Kryeministri Rama shoqërohet nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Kryeministri publikoi disa foto nga takimi me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Gjithashtu, Kryeministri Rama po merr pjesë edhe në mbledhjen e 11 të Këshillit të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri.

Xhaçka bën të ditur se në këtë mbledhje po diskutohet lidhur me procesin e negociatave me Shqipërinë.

Më herët, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh se priten lajme shumë të mira në lidhje me integrimin e Shqipërisë në BE

./ata///

error: