SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rama në komisionin për mbetjet: Makineria shtetërore ka bërë perfekt punën në vendimmarrje

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në një seancë dëgjimore në komisionin hetimor për impiantet e trajtimit të mbetjeve, se “makineria shtetërore ka bërë perfekt punën në vendimmarrje”.

I pyetur mbi vendimmarrjen në mbledhjen e qeverisë së datës 17 dhjetor 2014, Kryeministri Rama tha se “i keni marrë të gjithë këto përgjigje nga dëshmitarët paraardhës”.

“Kryeministri zgjidhet për të udhëhequr. Për të thënë çfarë do të bëjmë, ku do të shkojmë dhe pse do e bëjmë dhe pastaj si do e bëjmë këtë gjë? Dhe ka një makineri shtetërore që është aty për të bërë punën e vetë. Dhe kjo makineri shtetërore ka bërë detyrën e vet”, tha Rama.

Po ashtu, Rama tha se “lidhja e mbledhjeve të qeverisë, vendimeve dhe zinxhirit më tej me akuzën ndaj ministrit Koka është abuzive”.

“Kjo nuk do të thotë se plehrat nuk janë pastruar, impiantet nuk janë ndërtuar apo se revolucioni për ta transformuar Shqipërinë nga një gropë plehrash në mes të Europës në një vend që nuk mbytet nga plehrat, nuk ka shkuar para falë të gjithë këtyre vendimeve”, tha Rama.

Rama tha se “në Elbasan dhe në Fier janë ndërtuar 2 vepra për të cilat unë jam krenar”.

“Jam krenar për faktin se në vitin 2013 vetëm gjysma e popullsisë mbulohej me shërbimin e grumbullimit të mbetjeve. Në 2013 kishte vetëm 2 impiante të trajtimit të mbetjeve, një në Bushat, i vetmi me standard dhe tjetri ishte Sharra që kaloi në emergjencë totale. Sot kemi 5 impiante”, tha Rama. (vijon)/ATSH///

error: