SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rama në Sarandë: Investim i veҫantë për furnizim cilësor me ujë të pijshëm

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot një takim përmbyllës elektoral në Sarandë.

Në fillim të fjalës së tij, kryeministri Rama vlerësoi punën e kryebashkiakut të Sarandës, Oltion Çaçi.

“Në dy vjet, sa herë kam ardhur këtu, kam gjetur këtu jo vetëm kantiere të reja, por kam gjetur edhe një njeri të përkushtuar dhe një qytet gjithmonë e më energjik”, tha Rama.

Duke folur për mbështetjen që qeveria i ka dhënë Sarandës, Rama u shpreh se, “këtu në Sarandë është bërë një investim goxha i rëndësishëm për ujin në vitin 2015, mirëpo ajo që ka ndodhur është që në zonat e tjera uji i pijshëm është shumë më mirë dhe përgjithësisht i stabilizuar, në Sarandë ka ndodhur që ndërkohë që u bë gjithë ai investim janë bërë shumë më tepër investime në anën tjetër, pra është shtuar shumë më tepër numri i konsumatorëve. Dhe nëse për banorët që e jetojnë Sarandën gjatë gjithë vitit ka një normalitet në furnizim, sapo fillon invazioni i turistëve dhe i vizitorëve, që natyrisht janë më shumë sesa të mirëseardhur, fillon edhe rënia e furnizimit”, u shpreh Rama.

Kjo, theksoi Rama, “do të thotë që ne nuk kemi asnjë rrugë tjetër përveҫ se të riinvestohemi për të bërë një investim të veҫantë, madhor për gjithë këtë zonë, sepse ndërkohë ajo që po shohim janë projekte të reja nga investitorë dhe arkitektë që do ta rrisin shumë edhe cilësinë e turizmit në Sarandë, por njëkohësisht që paralajmërojnë prurje të reja dhe më të mëdha turistësh dhe vizitorësh, që patjetër do të thotë shumë më tepër ekonomi, shumë më tepër të ardhura, shumë më tepër investime nga bashkia”.

“Por, do të thotë njëkohësisht një përgjegjësi më e madhe, se do të ketë akoma më tepër nevojë për ujin e pijëshëm dhe për një furnizim cilësor me ujë të pijshëm gjatë pikut të sezonit në të gjitha orët dhe jo vetëm me orare të kufizuara”, theksoi Rama.///

error: