SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rama: Një mjedis i pistë, rrit pasigurinë në vendin që ti jeton

Duke folur per nevojën e një tjetër niveli sigurie në marrëdhënien e shtetit me qytetarët, në Kongresin e PS të shtunën, kryeministri Edi Rama u ndal gjerësisht në keto marredhenie.

“E tërë marrëdhënia e shtetit me qytetarët duhet parë, duhet trajtuar dhe duhet mishëruar prej nesh si një marrëdhënie sigurie dhe duhet të ndihet i turpëruar çdokush që, duke trajtuar në mënyrë të padinjitetshme një qytetar rrit pasigurinë e tij. E nxjerr atë nga dera e shtetit me një ndjenjë pasigurie te vetja, me një ndjenjë pasigurie te vendi i vet. Prandaj, kjo kohë e mallkuar që është kalimtare dhe sjell këtë nevojë emergjente për siguri, tamam si një jehonë e një alarmi lufte, që shtrihet nga shpirti i trazuar i njerëzve, te çdo urë që i lidh ata me shtetin, duhet ta ngrejë përgjithmonë, jo vetëm deri kur të mbarojë ky mallkim,  në një tjetër nivel sigurie, marrëdhënien e shtetit me qytetarët.-vuri ne dukj Rama.///

error: