Pas protestave për rritjen e çmimeve që po zhvillohen prej 3 ditësh në disa qytete të vendit, Kryeministri Edi Rama tha se qëndron dora e nongratave të shpallur dhe të pashpallur.
Në një reagim në rrjetin social “Twitter”, Kryeministri Rama u shpreh se në këto protesta nuk është populli, po e njëjta pakicë e zhurmshme në kërkim të rrëmujës.
“Për kë e njeh dorën e nongratave të shpallur e të pashpallur, këto protesta janë një përpjekje e ulët e të njëjtave hije të së shkuarës, për të manipuluar njerëzit duke hedhur gurin e fshehur dorën. Ky nuk është populli, po e njëjta pakicë e zhurmshme në kërkim të rrëmujës”, shkruan ai.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit