SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rama-qytetarëve: Votoni me qetësi e durim, është detyrë qytetare

Kryeministri Edi Rama, njëherësh Kryetari i Partisë Socialiste, përcolli sot përmes një videomesazhi një tjetër apel për të gjithë qytetarët që t’u drejtohen qendrave të votimit.

Kryeministri u bëri thirrje qytetarëve që nuk kanë shkuar ende të votojnë, që të shkojnë të votojnë.

“Ja ku jemi LIVE nga komanda e përgjithshme, këtu ku mblidhen të gjitha të dhënat e ecurisë së procesit. Përfitoj nga rasti t’iu them të gjithëve që nuk kanë shkuar ende të votojnë të shkojnë të votojnë. Është e domosdoshme që vota të hidhet, të numërohet dhe që ti që mund të votosh të mos mungosh. Është një detyrë qytetare, shoqërore, patriotike. Votoni, votoni, votoni me qetësi, me pak durim edhe me bindjet tuaja, votoni”, apelon Rama.///

error: