Ndërtimi i porteve turistike dhe tregtare, lidhjet hekurudhore të vendit me vendet e rajonit dhe më gjerë, Korridori Blu, Aeroporti i Vlorës dhe Sarandës, por edhe turizmi do të jenë disa nga objektivat e mandatit të tretë
Gjatë një interviste në një nga studio televizive në vend kryeministri Edi Rama renditi disa nga projektet në proces për zhvillimin më tej të vendit.“Qeveria Shqiptare ka një sërë projektesh për zhvillimin e sektorit të transportit detar të cilat shtrihen nga porti i Sarandës dhe deri në atë të Shëngjinit”, tha Rama.
Kryeministri po ashtu foli për lidhjet përmes transportit hekurudhor të Shqipërisë me vendet e rajonit dhe më gjerë.
Projekti i nisur Tiranë-Durrës me degëzim deri në aeroport është shumë i rëndësishëm. Po ashtu një projekt shumë të rëndësishëm që është projekti i parë ndërkufitar, hekurudha që shkon deri në pikën kufitare me Malin e Zi.
Kryeministri foli edhe për projektin e linjës ndërkufitare hekurudhore Durrës-Pogradec-Lin-Maqedonia e Veriut.
Sa i përket aeroporteve, kryeministri Rama informoi se shumë shpejt nis puna në Aeroportin e Vlorës, ndërsa është në proces tenderimi.
Duke folur për zhvillimet në sektorin energjetik, Rama tha se ka nisur puna për studimin e ndikimit në mjedis të HEC-it të Skavicës, dhe po punohet për vënien në punë edhe të TEC-it të Vlorës me mbështetjen e SHBA-së
“Për HEC-in e Skavicës ka nisur studimi i ndikimit në mjedis. Shumë shpejt do të vihet në funksion TEC-i i Vlorës për të futur gazin e lëngshëm amerikan. Kjo do të bëjë që të kemi burim të planifikueshme energjie. Kemi 2 parqe fotovoltaike për të cilët janë lidhur kontratat dhe një park me erë po negociohet në një zonë afër Lezhës”, deklaroi Rama.
Kryeministri në sektorin rrugor renditi Korridorin Blu pjesën nga Muriqani deri në Fier si prioritet.
Po ashtu Rama theksoi se brenda këtij mandati do të ndërtohet edhe Tuneli i Llogorasë për të cilin informoi se sot është shpallur edhe kompania fituese që është një konsorcium turko-shqiptar.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit