SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rama: Shqipëria nuk bëhet dot si Gjermania edhe po ta drejtojë qeveria gjermane, edhe nga Portugalia largohen të rinj

Kreu i qeverisë Edi Rama e quan fenomenin e largimit të të rinjve nga vendi, një efekt të globalizmit që po përhapet në të gjithë botën. Rama deklaroi gjatë bashkëbisedimit me studentët se ka raste edhe kur të rinjtë e vendeve të BE-së largohen nga vendi për shkak se ekziston një mendësi për të shkuar në një vend që mund të jetë më i zhvilluar për sa kohë je i lidhur me celular me të afërmit e tu. Ai tha se Shqipëria nuk bëhet dot si Gjermania edhe po ta drejtojë qeveria gjermane, megjithatë shtoi se duhet një mandat i tretë për socialistët për përfundimin e reformave të nisura.

“Fenomeni i largimit nga vendi për një jetë më të mirë nuk është një fenomen shqiptar por i shtrirën jo vetëm në Europë por edhe në disa prej vendeve të BE. Psh. është rasti i Portugalisë që është anëtar i BE-së që ka regjistruar një numër largimesh që është i konsiderueshëm.///

error: