Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë nesër paradite në Konferencën e Donatorëve për Ukrainën që mbahet në Varshavë.
Në një prononcim për mediet pas mbledhjes së kryesisë së PS, Rama u shpreh se, “sot kemi diskutuar për procesin e hyrjes në zgjedhjet në parti për kryetarët e të gjitha njësive dhe në Asamblenë Kombëtare do të miratojmë edhe një sërë dokumentesh që sot janë miratuar në Kryesi, që bursojnë nga detyrimet e Kongresit, pas ndryshimeve statutore në funksion të plotësimit të të gjithë kuadrit të rregullave të funksionimit të partisë”.
Për zgjedhjen e Presidentit të ri, Rama u shpreh se, “pati një informacion nga grupi i posaçëm që kemi ngritur. Dhe faktikisht sot sipas informacionit që morëm kanë filluar bisedimet zyrtare me palët e tjera në Kuvendin e Shqipërisë, në përpjekjen për të identifikuar një kandidaturë që mund të ketë një konsensus më të gjerë sesa shumica jonë në Kuvend”.
I pyetur për shanset për ta zgjedhur presidentin në 3 raunde te para, Rama theksoi se, “nuk e di do ta shikojmë. Nëse ka vullnet patjetër që shanset janë shumë të mira. Ne jemi shumë të gatshëm që të jemi sa më hapur në funksion të zgjedhjes së një Presidenti që të garantojë mbylljen me sukses të një kapitulli çmendurie në krye të shtetit”.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.