SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rama thirrje qytetarëve: Mos e ndotni më trupin e mrekullueshëm të Shqipërisë

 Nisi dje nga Vlora Plani Kombëtar i Veprimit për pastrimin rrënjësor të Shqipërisë, jo vetëm operacion pastrimi, po edhe një sistem i ri administrimi, financimi, monitorimi dhe bashkëveprimi me pushtetin vendor, si edhe me qytetarët.

Kryeministri Edi Rama ndau video nga aksioni i pastrimit në Pyllin e Sodës në Vlorë ku bën thirrje që të gjithë të bashkohen për ta pastruar njëherë e mirë Shqipërinë.

“Mirëmëngjes dhe me thirrjen që të gjithë të na bashkohen për ta pastruar njëherë e mirë Shqipërinë, së paku duke mos e ndotur më tej trupin e saj të mrekullueshëm, e duke e treguar dashurinë e krenarinë për atdheun me patriotizmin elementar të respektit për mjedisin e tij, ju uroj një javë të mbarë”, shprehet Rama.

Nga Vlora aksioni i pastrimi vijoj në bregdetin të Orikumit, një nga 14 pikat, ku në kuadrin e zbatimit të Planit Kombëtar të Veprimit, po punohet për pastrimin e zonës, proces, i cili që do të vijojë pandalshëm përditë në të gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë.

Nga Orikumi dje kryeministri Rama bëri të ditur se, kush ndot do të penalizohet.

“Penalizmi kryesor do të vijë nga ndotësit kryesorë dhe ndotësit kryesorë janë subjektet private, hotele, restorante, fabrika, të gjithë ata që ushtrojnë aktivitet që prodhojnë më shumë mbeturina”, tha ai.///

error: