Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në mbrëmjen falënderuese për delegacionet e mbi 150 vendeve të botës, të cilat e zhvilluan Kongresin Zgjedhor të Federatës Botërore të Peshëngritjes në Shqipëri.
Edhe në këtë fjalë nuk munguan batutat e Ramës.Për Presidentin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes tha se “i kishte bërë presion qeverisë që mos sillte asnjë problem me vizat për delegatët”.
Kreun e Federatës Botërore të Peshëngritjes e quajti pasha. “Ju përmendët Mehmet Pashën si themeluesin e Egjiptit të sotëm dhe folët fjalë të bukura dhe të mira për Tiranën, por ju jeni Mehmet Pasha i Federatës Ndërkombëtare të Peshëngritjes dhe me emrin që keni ju dhe me atë titull që ju mbani, jam i sigurt që Federata e Peshëngritjes do të gëzojë ditët e saj më të bukura” – tha Rama.
Më pas batutat ishin për Piro Dhimën, kampionin olimpik nën flamurin e Greqisë. “Ne bashkë jemi takuar përpara disa kohesh, nuk keni qenë president në atë kohë, as Pasha, por Tirana, Shqipëria ju solli fat dhe jam vërtet shumë i kënaqur sepse Shqipëria i solli fat edhe zëvendës-presidentit, mikut tonë të dashur Pirro Dhimës, i cili e filloi rrugëtimin e vetë drejt yjeve pikërisht këtu, në Shqipëri ku ai shkëlqeu si një yll i vërtetë në botën e peshëngritjes dhe tani po ndihmon Amerikën që të shkëlqejë.
Është drejtori i Federatës Amerikane të Peshëngritjes dhe për herën e parë në histori, amerikanët morën një medalje të artë në sportin e peshëngritjes”, – u shpreh kryeministri. ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI