Kryeministri Edi Rama, tha se Bashkia e Vlorës është problem për pastërtinë e territorit sidomos kur kalon më brenda qytetit.Në fjalën e tij, gjatë takimit me kryebashkiakët vendor Rama tha se kryetari i bashkisë Vlorë është në një dimërim letargjik.
Ai tha se së pari shqetësimi që deri dje ishte kryesori në gjithë sezonin, sidomos në bashkinë e Himarës, tashmë është spostuar në bashkinë e Vlorës.
“Ndërkohë që për hir të vërtetës bashkia e Himarës dhe përgjithësisht zona bregdetare në Himarë për herë të parë në memorien time edhe si vizitor i rregullt i asaj zone është shembullore në pastërti”, u shpreh kryeministri, teksa vlerësoi se, ashtu sikundër është bërë një punë e madhe deri më tani edhe në bashkinë e Sarandës edhe për shkak të një tradite të krijuar dhe për shkak të fluksit të madh është një betejë e përdorshme jo e përditshme për të garantuar pastërtinë.
“Bashkia e Vlorës është problem për pastërtinë sidomos kur kalon më brenda qytetit”, tha Rama.
“Nëse Vlora do të pastrohet në mënyrë kapilare, Vlora do të ketë një vizion, një këmbëngulje dhe një lidership atje. Nëse Vlora do jetë në gjendje të ndërtojë program promovimi, program thithje të turistëve në harmoni me biznesin atje nuk do të jetë e largët dita kur hotelet dhe apartamentet do jenë të mbushura”, tha ai.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit