/ATSH/ -Kryeministri Edi Rama ka dënuar sot sulmin terrorist në Vjenë mbrëmjen e së hënës.
Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale drejtuar kancelarit austriak Sebastian Kurz, Rama është shprehur, “zemërthyer nga sulmi terrorist në Vjenë që është edhe më shumë sot zemra e Europës sonë”.
“Mendimet dhe lutjet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre”, ka theksuar Rama.
“Vlerat tona të përbashkëta do të jenë gjithmonë më të forta se çdo ekstremizëm i dhunshëm”, ka shtuar kryeministri Rama.
“Ne qëndrojmë të vendosur me Austrinë”, ka përfunduar Rama.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI