– Nën drejtimin e dy bashkëkryetareve, deputetes së PS-së, Anila Denaj dhe deputetes së PD-së, Dhurata Çupi, u zhvillua sot mbledhja e Komisionit të Posaçëm parlamentar “Për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë”.Ekspertët e opozitës, Agron Haxhimali dhe Roland Bejko, prezantuan raportin paraprak të cilët gjatë referimit ofruan opinionet dhe propozimet e tyre në lidhje me reformën territorial duke propozuar një hartë të re të përbërë nga 94 bashki dhe 3 ose 6 rajone.
Gjithashtu ata shprehën mendimin se nevojitet rikthimi i një dikasteri ministror për pushtetin lokal.
“Tashmë që na janë hapur negociatat sugjerojmë që qeveria të kthejë një ministri të dedikuar për pushtetin vendor”, tha eksperti I opozitës, Haxhimali.Sipas propozimit të ekspertëve të PD-së, në qarkun Berat të shtohen 2 bashki, në Dibër 4, në Durrës 2 bashki, në Elbasan 3, në qarkun Fier 4, Korçës i shtohen 5 bashki, Kukësit 2, Lezhës 4 dhe Vlorës 4 bashki të reja. Qarku më i madh i vendit, Tirana sipas ekspertëve të PD duhet të ketë 3 Bashki më shumë, Farkë, Dajt e Kashar. I pandryshuar mbetet qarku i Gjirokastrës dhe Shkodra, vendim të cilin e argumentojnë si dëshirë të qytetarëve.
Ata theksojnë në raportin e tyre se “krijimi i bashkive të reja rurale do të krijonte për këto zona mundësi më të mëdha, do kemi reduktim të pabarazisë mes zonave rurale dhe urbane. Një element I rëndësishëm është përmirësimi I demokracisë vendore përmes rritjes së përfaqësimit”.
Haxhimali tha se duhet të hiqen qarqet dhe të bëhen 6 ose 3 rajone.Denaj iu drejtua ekspertëve duke u shprehur se “rajonet duhen diskutuar, por nuk do të guxoja të thoja një numër, pa një studim të detajuar nga ekspertët”.
Bashkëkryetarja demokrate e komisionit të posaçëm kujdeset të theksojë se janë në unison me pjesën tjetër të partisë së tyre që propozojnë 96 bashki.“Qasja është e njëjtë me grupimin tjetër, nuk ka asnjë arsye për të qenë kundër”, tha Çupi. Pas shkëmbimit të opinioneve dhe diskutimeve paraprake në lidhje me raportin nga bashkëkryetaret dhe anëtarët e tjerë të pranishëm në komision me ekspertët e opozitës, në vijim të mbledhjes u rakordua që në ditët në vazhdim Komisioni të vijojë punën me prezantimin e raportit paraprak të përgatitur nga ekspertët e mazhorancës si dhe me propozimet e ndryshme të ofruara nga vetë anëtarët e Komisionit.///
ME SHUME LAJME
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.