I.
/Shkëlqim HAJNO-SARANDANEWS.AL//-Duke përshkuar mes për mes mushkërinë e gjelbër të Sarandës në zemër të qytetit, këtë minikopsht botanik për nga bimësia e drurëve dekorativë, më bie telefoni dhe dëgjoj thirrjen nga një mik:
-Ku ndodhesh dhe ku do të takohemi për një kafe?.
-Sa kalova te parku “Miqësia” te shatërvani dhe majtas, kam agjencinë ndërkombëtare të pasagjerëve “Maksa”. Takohemi këtu pranë te…. bar..Kafe ZUM.
Dhe ngjis disa shkallë. Një lokal i arreduar thjesht dhe me gusto. M’u duk një ambient i këndshëm kur pashë se në nje tavolinë pranë banakut një djalosh i binte kitarës në një baladë.
Porosita një ekspres dhe nga përgjigja e një pyetje rutinë që bëra, kuptova se kamarierja simpatike, një vajzë që e shihja për herë të parë, ishhte e një kombësie të huaj. Kjo është krejt normale sot, mendova që një e huaj punojë në Sarandë në personelin e shërbimit. Por instikti prej gazetari më shtyu të bëja dhe dy pyetje të tjera dhe kuptova se vajza Katrina Khrunel ose Tanja, shkurt, ishte nga Ukraina, nga Krivoy Rog dhe se kishte vetëm 5 muaj me familje në Sarandë.
Djaloshi i kitarës, Danieli, më doli se ishte banakieri dhe se edhe ai ishte i një kombësie të huaj. Na Kazakistani. Kishte kryer studimet universitare për inxhinier miniere dhe vendlindja e tij ishte 1200 km nga kyeqendra e Kazakistanit.
Daniel e fliste shqipen më mirë se Tanja se kishte pak më gjatë se ukrainasja Tanja në Sarandë. Ish inxhinieri i minierave të qymyrgurit Daniel më spjegoi se pronari i bizensi të tyre , pra ai i Kafe ZUM, nuk ishte shqiptar. Ai ishte Tanerlan Shakir, ose shkurt TIMA dhe ishte nga Kazakistani.
Pas pak në Kafe ZUM hyri një djalosh simpatik i qethur sipas modës 2023 që mbante në duar dy portrete të cilat do t’i vendoste në hapësirën e ballinën në interierin e lokalit. Ky ishte Tima. Pronari i biznesit kafe ZUM.
II. TIMA, TIMERLAN SHAKIR OSE, ‘SHPËTIMI’ ME EMRIN SHQIPTAR QË I PËLQEN
-Unë jam Timerlan Shakir, ose shkurt Tima,-rrëfen kazakistanasi, biznesmeni i ZUM në zemër të Sarandës.


-Jam pagëzuar me emrin shqiptar Shpëtim, se ky më pëlqen-na befason Timerlani. Por Tima na befason sërish kur na tregon se ka kryer studimet unversitare në Çeki për diplomaci.

Shpëtimi nga Kazakistani ose Timerlan Shakir tregon se ka pesë vite që jeton në Sarandë familjarisht me nënën dhe prej disa muajsh edhe me të dashurën e tij Tanjën, kamerieren e ZUM nga Ukraina. Na thotë se në ZUM do të shërbejnë përveç kafes dhe ëmbëlsirave me emër nga tradta e Kazakistanit edhe mëngjes të lehtë për klientët të cilët janë shqiptar dhe të kombësive të huaja.

Pas pak në ZUM hyn një djalosh sarandiot që punon si berber. Duket se është klient i rregullt këtu.
-Mirdita! Ç’kemi ?-i drejtohet Danielit berberi.Tjetri i buzëqesh dhe shkon menjëherë te banaku.
Tima ose Shpëtimi me emrin e ‘pagëzuar’ ka blerë një apartament diku nga zona e ‘Santa Quaranës’, në zonën e re urbane Turizëm-Kanali i Çukës . E kisha ëndërr që kur isha 16 vjeç, të bëja menxhimin e një bar-kafe-ëmbëltore -më thotë në tavolinë. Ka një ndjeshmëri për mjedisin dhe këndet e lojlrave për fëmijë. Flet fjalë të mira për Adrian Grumën, kryetarin e bashkisë në detyrë dhe dëshiron ta shndërrojë në minilulishte e shoenzimet e tij personale një djerinë përbri ZUM pranë rrugës kryesore “Onhezmi”.

-I kemi pyetur komshinjtë e pallatit për këtë ide të gjelbër. Edhe ata janë dakord për këtë-më thotë Shpëtimi nga Kazakistani.
-Ka një njeri në Bashkinë e Sarandës që e dashuron gjelbërimin dhe idetë e gjelbra në mjediset publike -i them Timas.-Quhet Jashar Bello. Fol me të se do të mbështesë.
Pastaj Tima, tregon se nuk ka lënë vend në Shqipëri pa vizituar .
-Por nuk ka si Saranda! -deklaron ai.

-Nuk është qendra e botës Saranda, Shpëtim,-i them.-Por duhet shumë punë e dashuri për ta kuruar e bërë më të bukur se sot,Tima. Si kjo ideja jote e lulishtes.
Në Sarandë jetojnë sot rezident ose jo mbi 500 shtetas të kombësisë polake të cilët kanë blerë apartamente nga vija e parë e ujit, pra nga buzëdeti deri ‘në mal’, në rrugën nr.5. që mban emrirn ‘Gjergj Arianiti’. Ka italianë, norvegjezë, suedezë, ukrainas, rusë, irlandezë, etj,etj,.

Trendi i blerjes së aparatamenteve nga shtetas të huaj në Sarandë vjen duke u rritur, thonë burime të zyrave imobiliare me seli në këtë qytet bregdetar të lakmuar.
III.
Kolegu gazetar Berat Buzhala, publicisti i njohur kosovar shkruan këto ditë: “Prej te gjitha qyteteve shqiptare, vec në Sarande nihna si turist…Në Sarandë ka ndodhë dicka e bukur. Dëgjon gjuhe të huja, sheh njerëz te vendeve të tjera.”
Dimensioni i ri që po sendërtohet në pejzazhet ekonomike e turistike në këtë qytet dhe në Ksamil po aq, është pjesë e një procesi që kërkon rrjedha normale ku privati dhe shteti lipset në partneritet dhe jo në karshillëk.

ZUM është vetëm një grimcë nga bizenset e të huajve në Sarandë dhe rajonin e saj. Jo pak investime dhe projekte zhvillimore me vendas, shqiptarë të trojeve dhe të huaj, kanë marrë e po marrin jetë kësaj ane ku e nesërmja është sot.
Saranda dhe Ksamili padyshim mbeten një destinacion ku dimensonet e reja të biznesit dhe turizmit përveçse erërave të globalizmiz pritet të sjellin zhvillim e prosperitet pa ‘shkopinj magjik’ por me mundin e pasionit të madh të shërbimeve përtej delireve jo aq të rralla në këto viset e dashura shqiptare./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.