SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Reshje shiu në të gjithë vendin, stuhi bore në Alpe

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti i vranët dhe me reshje shiu me intensitet mesatar do të përfshijë pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në mënyrë të izoluar priten shtrëngata afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në zonën e Alpeve priten reshje bore në formën e stuhive të dëborës, në veri-verilindje në lartësitë mbi 100 metra dhe jug-juglindje në lartësinë mbi 200-300 metra parashikohet reshje dëbore me intensitet deri mesatar.

Në pjesën tjetër të vendit në orët e pasdites, parashikohet reshje bore me intensitet të ulët (flokë bore).

Gjithashtu, parashikohet mjegull e dendur/mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era fitoi shpejtësi deri në 24 m/s, me valëzimin në dete të forcës 4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër0/13Re shi
Kukës-1/5Re borë/shi
Lezhë1/12Re shi
Dibër-3/5Re borë/shi
Durrës5/13Re shi
Tiranë5/14Re shi
Elbasan0/12Re shi/borë
Berat0/14Re shi
Vlorë4/16Re shi
Korçë-1/5Re shi
Gjirokastër0/9Re borë/shi
Sarandë7/15Re shi/borë
error: