Bota jonë është e madhe, e bukur dhe emocionuese – kryesisht sepse është e përbërë nga një diversitet kulturash, shkruan Elise Christian në të përditshmen britanike “Rest Less”.
Kultura është thelbësore për ekzistencën njerëzore dhe përshkruan besimet, vlerat dhe traditat e përbashkëta me të cilat jeton çdo komunitet.
Udhëtimi në vende me kultura të ndryshme nga Britania e Madhe mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm.
Jo vetëm që ofron perspektiva të reja mbi botën, por gjithashtu mund të na ndihmojë të krijojmë lidhje të pasura dhe kuptimplote me një gamë më të gjerë njerëzish.
Nëse dëshironi të shijoni muzikën “mariachi” në Meksikë, të eksploroni majat dramatike të Shqipërisë apo të bëni një ekskursion në “Fushat e Vrasjes” në Kamboxhia, ju rekomandojmë 13 vendet më mahnitëse për zbulime kulturore.
Shqipëria
Ndërsa Shqipëria ka regjistruar një rritje të turizmit vitet e fundit, kultura e saj rurale mbetet e fortë, ku shumë vendas janë të angazhuar në punë bujqësore.
Shqipëria është gjithashtu një vend me plazhe të mrekullueshme dhe fshatra idilikë.
Destinacioni mesdhetar ofron një pamje mahnitëse të Alpeve dhe vende historike magjepsëse, siç janë mbetjet nga Perandoria Osmane.
Ky vend i Evropës Jugore ka edhe shumë xhevahire të fshehura.
Për shembull, “Syri i Kaltër” është një burim me ujëra blu verbues me një thellësi të panjohur.
Në qytetin e Gjirokastrës, të listuar në UNESCO, shtëpitë prej guri ngjajnë me fortesa të vogla ndërsa rrugët me kalldrëm ju çojnë në pazarin e Qytetit të Gurtë.
“Rest Less” ka sugjeruar 13 destinacionet më mahnitëse për të eksploruar në botë:
1. Shqipëria; 2. Peruja; 3. Kamboxhia; 4. Kina; 5. Portugalia; 6. Guatemala; 7. Japonia; 8. Nepali; 9. Turqia; 10. Maroku; 11. Jordania; 12. Etiopia; 13. Meksika (Atila KOTA).///
ME SHUME LAJME
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë
Mot me kthjellime, shtim gradual i vranësirave pas mesdite
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll