SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Restauruesit nxjerrin në dritë ikonën “Joan Pagëzori”

Pas shume muajsh pune e pasion specialistët e laboratorit të restaurimit të veprave të artit të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Berat përfunduan restaurimin e ikonës “Joan Pagëzori”.

E gjetur në kishën e Shën Kollit në fshatin Vanaj të Fierit me autor Kostandin Zografin ikona iu nënshtrua restaurimit në këto faza; konsolidimi i pikturës së ikonës, dezinfektim, pastrim, rivendosje vernikut për mbrojtjen e pikturës së ikonës.

“Puna e imtësishme, delikate dhe me pasion e restauratorëve të DRTK-Berat ka nxjerr në dritë një tjetër thesar nga laboratori i restaurimit të veprave të artit të DRTK-Berat”, thekson DRTK Berat e cila ka ndarë edhe fotografinë e ikonës para dhe pas restaurimit.

Restaurimet dhe mirëmbajtja e ikonave fetare po merr vëmendje çdo ditë e më shumë. Institucionet përkatëse dhe specialistët për mirëmbajtjen e këtyre ikonave po bëjnë restaurimin e tyre për t’i bërë ato të denja për të treguar si vlerën, edhe historinë që ato mbartin.

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Berat, ka si qëllim kryesor nxjerrjen e këtyre veprave të artit nga faza e degradimit duke i dhënë mundësinë e ekspozimit në vijimësinë e një procesi që ka për qëllim ruajtjen dhe promovimin e Trashëgimisë Kulturore.///

error: