SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rezultatet paraprake. PS kryeson në 53 bashki nga Malësia e Madhe në Konispol. “Bashkë Fitojmë” drejt fitores së 7 qyteteve (Harta)

Vetëm disa orë pas nisjes zyrtare të numërimit të votave për zgjedhjet vendore të 14 majit, kanë dalë shifrat paraprake për kandidatët që synojnë bashkitë e vendit.

Teksa numërimi ende vazhdon, në orët e para të 15 majit, në Shqipëri Partia Socialiste kryeson dukshëm para opozitës duke marrë kryesimin në shumicën e bashkive.

PS ka marrë avantazhin në pjesën më të madhe të bashkive të vendit, edhe pse gara mbetet e hapur në disa prej tyre. Kampi socialist udhëheq në Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër, Tropojë, Kukës, dhe Devoll.

Nga ana tjetër, koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” udhëheq garën elektorale në 7 bashki deri më tani, të cilat janë Has, Fushë-Arrëz, Pukë, Mirditë, Rrogozhinë, Kuçovë dhe Memaliaj.

Hartaaaa
error: