/ATSH/ Pas përfundimit të Bypass-it, në Tepelenë do të nisë së shpejti një tjetër investim i qeverisë shqiptare në infrastrukturën rrugore. Aksi që lidh qytetin me fshatin Dukaj do rikonstruktohet plotësisht.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Urban, Bledi Çuçi bashkë me ekipin e Autoritetit Rrugor Shqiptar prezantuan projektin e kësaj rruge të re për banorët e Tepelenës.
“Falë investimeve të shumta që janë realizuar këto vite, Tepelena ka njohur një transformim të jashtëzakonshëm dhe ka sot një tjetër perspektivë zhvillimore. Vota e 25 prillit për Partinë Socialiste është jo thjesht votë për një mandat të tretë, por një shprehje e vullnetit të përbashkët për të ecur në drejtimin e duhur dhe për të çuar përpara punët që kemi nisur”, tha ai.
Përmirësimi i infrastrukturës rurale që lidhin fshatrat me qendrat e qyteteve sjellin rritjen e aksesit ndaj shërbimeve bazë dhe afrojnë fermerët me tregjet, çka rrit mirëqenien e banorëve.

Bashkai Tepelenë përbëhet nga 4 njësi administrative, të cilat janë:Tepelenë, Qendër Tepelenë, Lopës dhe Kurvelesh. Të gjitha njësitë administrative janë aktualisht pjesë e rrethit Tepelenë dhe e qarkut Gjirokastër. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 24 fshatra.////
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit