Vendimi për t’i hapur rrugë godinës së re të Teatrit Kombëtar duke zëvendësuar godinën e vjetër të amortizuar është komentuar edhe nga artisti i njohur Robert Ndrenika. Për News24 aktori i madh Robert Ndrenika, thekson se padiskutim që ndjeu dhimbje për shkak të nostalgjisë prej viteve që ka kaluar në atë godinë, por gjen ngushëllim kur mendon se në atë vend do ngrihet një shtëpi bashkëkohore pa hilera.
“Kam ndjerë po atë dhimbje që ndjen qytetari kur i prishet shtëpia e vjetër e babait, në të cilën ka kaluar fëmijërinë dhe është bërë burrë, por gjen ngushëllim kur mendon se në atë vend do ngrihet një shtëpi bashkëkohore pa hilera”, tha Ndrenika.///
ME SHUME LAJME
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.