SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rrëzohet kërkesa e gjyqtares Hoxha për ndryshim të masës së sigurisë

Në seancën e fundit Gjykata e Posaçme, ka refuzuar kërkesën për lirim të gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha.

Kjo e fundit kërkoi zëvendësim të masës “arrest në burg” me një masë më të butë, duke e argumentuar me nevojat e veçanta të djalit të saj, si dhe faktin se vajza e mitur është shkëputur nga shkolla.

Tre ditë më parë, nëpërmjet një kërkese, ish- gjyqtarja e arrestuar për korrupsion, shprehej se fëmijët e saj ndodhen në një gjendje jo të mirë dhe se për këtë, ndaj saj duhet të zbutet masa e sigurisë.

“Gjendja shëndetësore e djalit tim është rënduar. Ai ka nevojë për kujdesin tim. Vajza e mitur ka braktisur shkollën që pas arrestimit tim”, thuhej në kërkesën e saj.

Gjykatësja u arrestua pas një hetimi disa mujor ndaj saj, ku dyshohet se kishte bërë të mundur lirimin e disa të dënuarve, kryesisht në burgun e Fushë-Krujës.

Ajo kishte ngritur një skemë veprimi për korrupsion dhe pastrim parash, së bashku me avokatin Aldo Tabaku dhe me sekretaren e Gjykatës së Krujës, të cilët u vunë në pranga.

Ndërkohë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, do të shqyrtojë në 11 mars kërkesën e ILD për sharkimin e ish-gjyqtares Hoxha, pasi emri i saj lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafili, apo Hekuran Billa, i vrarë pak muaj më parë në Tiranë.///

error: