Najada Çomo, shefja e Spitalit Infektiv në Tiranë, e zgjedhur deputete e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama dorëheqjen si deputete e sapozgjedhur.
Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në fjalën e tij përmbyllëse të mandatit të dytë qeverisës.
“Jam sinqerisht i prekur nga komunikimi me Najada Çomon, e cila u bë simboli i rezistencës së mjekëve dhe infermierëve në vijën e parë. Ajo më kërkoi para pak kohe tërheqjen e saj nga roli i ri i deputetes së sapozgjedhur të Kuvendit të Shqipërisë duke e ndjerë shumë të fortë detyrimin për mos t’u ndarë nga ekipi i saj fantastik. Pikërisht kur varianti Delta i virusit nisi të rimbushë shtretërit e pavijonit të terapisë intensive”, theksoi Rama.
Kryeministri Rama u shpreh se “e falënderoj Najadën publikisht siç e falënderova edhe privatisht për këtë shembull kuptimplotë të ndjenjës së lartë të detyrës ndaj atyre më në nevojë se askush tjetër. Ju them sot një faleminderit shume të madhe me përulje dhe me gjithë zemër të gjithë atyre që na ka sjellë deri këtu me kokën lart përballë armikut të padukshëm”.
Mjekja Najada Çomo, shefe e Spitalit Infektiv, fitoi mandatin e deputetes së Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit. Prej gati një vit e gjysmë pandemi, Çomo vijon të jetë në vijën e zjarrit të kësaj lufte të pamëshirshme, që ka përfshirë mbarë botën.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit