SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rritje të pensioneve nuk ka, qeveria jep dhuratë për festa… vetëm 5 mijë lekë. Ja kur nis shpërndarja

Shpërblimi i fundvitit për pensionistët, në vlerën e 5 mijë lekëve do të nisë të shpërndahet prej 1 dhjetorit. Bonusin do mund ta marrin bashkë me pagesën mujore të pensionit rreth 687 mijë qytetarë, 585 mijë e 809 në zonat urbane dhe 101 mijë e 114 në ato rurale.

Shpërndarja e pagesës do të bëhet sipas grafikut të zakonshëm, pra në datat kur të moshuarit apo kategoritë e tjera të përfituesve tërheqin pensionin. Instituti i Sigurimeve Shoqërore tregon se tërheqja e pagesës mund të bëhet edhe pas datës 31 dhjetor. Fondi në dispozicion për bonusin e këtij viti është në vlerën e 3.5 miliardë lekëve, ndërsa në 2024-n shuma do të rritet në 3.6 miliardë lekë///

error: