SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rruga panoramike Orikum-Dukat, lehtëson trafikun dhe shkurton distancat për në plazhet e jugut

 Rruga Orikum-Dukat me gjatësi 14,75 kilometra është një prej investimeve më të rëndësishme infrastrukturore për qytetin e Vlorës dhe gjithë jugun e Shqipërisë. Kjo rrugë bënë të mundur lidhjen e bajpasit të Vlorës me Portin e Jahteve në Orikum dhe me tunelin e Llogorasë e bregdetin e jugut.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga kjo rrugë, e cila do të lehtësojë trafikun  dhe shkurtojë distancat drejt jugut. “Rruga panoramike Orikum-Dukat, një investim infrastrukturor që i shërben flukseve turistike të këtij sezoni, duke lehtësuar trafikun dhe shkurtuar distancat për në plazhet e bukura të jugut”, shkruan Rama.

Ky aks nis nga Porti i Jahteve dhe përfundon në Urën e Shën Elizës, ku më pas do të lidhet me tunelin e Llogorasë. Ai është i kategorisë C dhe i jep zgjidhje problematikave që lidhen me sigurinë rrugore dhe rrëshqitjet, të cilat prej vitesh në aksin aktual kanë qenë një shqetësim për përdoruesit e rrugës.

Aksi Orikum-Dukat është një tjetër segment i rëndësishëm, i cili lidh bajpasin e Vlorës me tunelin e Llogorasë dhe është pjesë e paketës për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, e cila do të bëjë të mundur lehtësimin e qarkullimit drejt bregdetit të jugut duke nxitur zhvillimin e turizmit.(Klodi SARAÇINI).///

error: