– Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku deklaroi sot se veprimet e policisë lidhur me arrestimim e Fredi Belerit, kandidat i koalicionit “Bashkë fitojmë”, janë autorizuar nga prokurori i çështjes në fjalë.
Në përgjigje të gazetarëve, Rrumbullaku theksoi se: “Në lidhje me rastin kemi pasur një deklaratë nga drejtuesi i prokurorisë së Vlorës. Çështje që lidhen me hetimin dhe çështjet e tjera është në tagrin e prokurorit për të adresuar dhe për të dhënë shpjegime të mëtejshme. Unë e kam të ndaluar si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit për të dhënë shpjegime mbi faktet dhe provat. Por ju siguroj që të gjitha veprimet e policisë në lidhje me rastin janë veprime të autorizuara nga prokurori në kushtet e realizimit të një fakti kriminal, për të cilën autorizimet e marra nga prokurori dhe kur vërtetohet konsumimi i veprave penale të tilla, Policia e Shtetit është e detyruar që të ndërhyjë”.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit