Saranda çel sot zyrtarisht sezonin turistik veror, pasi turizmi në këtë rajon është gjithëvjetor.
Veprimtarite dhe eventete turistike të dites së sotme organizohen nga Bashkia sipas nje axhende qe nis ne orën 10.00 dhe vijon deri ne mesnatë.
AXHENDA ZYRTARE:
-Ora 10:00 – 18:30: Vizitohet Retro Albania. (Deri në orën 22:30 muzika Retro është stop)
– Ora 18:30: vendosja e grupeve polifonike, violina etj., në vendet e përcaktuara dhe performimi i lirë, duke krijuar disa qendra.
– Ora 19:00: Nisja e paradës së kuadrateve me Bandën Muzikore në krye (nga Gërthëla tek Limani ose afër skenës)
– 19:30: Vallëzimi lirik i Pulëbardhave dhe valltareve të rritura në pjesën e poshtme para skenës
– Ora 19:30: Nis moderimi
– Ora 19:35- 19:45: Miniintervista e Kryetarit të Bashkisë, e Ministres së Turizmit dhe zvKryeministrit
– 19:45-19:55: Fluturimi i aeronatikës mbi Gjirin e Sarandës
– Ora 19:50: Bien sirenat e anijeve, hidhen fishekzjarret
– Ora 19:50: Kalimi përballë skenës i 12 nxënësve nga Shkolla e Gjashtës, që mbajnë gërmat e slloganit “Eja në Sarandë”.
– Ora 20:00-21:10: Koncert i Ansamblit
– Ora 20-21:00: Takimet sportive në:
– a) beach voley – b) shah – c) street bascet
– Ora 21:10-21:20: Humor nga Xhevahir Zeneli
– Ora 21:40-22:30: Koncert Rinor nga Mariza Ikonomi
– Ora 22:30: Vizita në: – a) stendat promocionale të Hotelerisë,

– b) stendat “Zgjidh Destinacionin tënd”, – c) stendat e Karikaturës – d) stendat e Detarisë – e) tavolinat ku realizohen live suvenire me guaska, – f) tavolinat ku tregtohen suvenire turistike – g) tavolinat ku gatuhet live ose ku ekspozohen recetat e restoranteve – gj) tavolinat e objekteve me material të ricikluar – k) tendat e luleve (Rubie & Isak) – l) banakët e kompanive të Borra Tirana & Birra çeke Budwiser//SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.