Saranda dhe Vlora u prezantuan në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin.
Të pranishëm në stendën shqiptare për prezantimin e këtyre dy bashkive ishin ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, kryetari i bashkisë Vlorë, Ermal Dredha si edhe kryetari i bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi.
“Saranda dhe Vlora ishin ‘kripa’ mbi shijet e ‘Albania all Senses’ gjatë këtij edicioni të ITB-Berlin. Me ujërat e bruzta, kurorat e maleve, sitet arkeologjike, një traditë fantastike kulinare të Mesdheut dhe së shpejti me aeroportin e ri i gjithë bregdeti jugor do të kompletojë më së miri ofertën turistike”, tha ajo.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit