SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

“Saranda në festë”, vijojne koncertet ne shetitore

“Saranda në festë”, ky slogan i konceptuara nga Bashkia e ka perfshire qytetin turisitk çdo natë, ne ritmet e muzikes popullore dhe asaj te lehte, me grupe, kengetare te mrienjohur, valltare dhe melodi pa fund.

Pasurohet keshtu oferta turistike verore e Sarandes si ne destinacion i parapelqyer nga turiste vendas dhe te huaj.

“Natën e Valles” me vallet e bukura dhe kostumet shumëngjyrëshe në skenën e shëtitores , perfshiu ne argëtim e valle banore, turistë shqiptarë e të huaj, duke krijuara atmosfere festive deri ne mesnate.

Kengetaret e kenges qytetare Perlat Merko e Juli Cenko, kishin fansat e tyre te shumte keto nete muzikore festive.

Vëllezërit korçarë Endri & Stefi i dhuruan gjithashtu Sarandes magjine e inerpretimeve te tyre te vecanta me boten e serenatave korçare te mirenjohura nga te gjithe.

Por ne keto nete magjike nuk ka munguar as “kripa” e shijes lokale. Interpretimet e bukura te Sokolit dhe Pranvera Brinjes, se bashku me violinen magjie te muzikantit te njohur Zamir Brinja, jane mirepritur gjeresisht nga publiku qe kish pushtuar shetitoren buze detit.

“Saranda në festë”, solli edhe kengetarin e mirenjohur Aleksandër Gjoka në skenen prane valeve te Jonit, me muzikëne bukur melodike dhe ritme magjike , me ndjekësit e shumtë në shëtitoren e qytetit,po edhe mijera te tjere qe ndoqen nga ballkonet e banesave tingujt e koncerteve te çdo nate qe tashme tingellon si nje maratone muzikore e pandodhur me pare.

error: