Nga Arlinda GJONAJ
Gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, transporti detar shënoi rritje si në volum mallrash, ashtu edhe në numrin e anijeve dhe pasagjerëve që kanë lëvizur përmes porteve detare të vendit.
Porti i Durrësit mbeti pika kryesore e transportit të mallrave, duke përpunuar 95% të volumit total të mallrave të transportuara me det, ose 2135 mijë tonë.
Ky volum rezulton 17,5% më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke e konfirmuar Durrësin si qendrën më të rëndësishme të tregtisë detare në vend.
Katër portet që operojnë për transport mallrash, Durrësi, Vlora, Shëngjini dhe Limjoni (Sarandë) përpunuan gjatë tremujorit të tretë një sërë grupesh mallrash. Ndër to, pjesën më të madhe e zë grupi “koks dhe produktet e rafinuara të naftës”, i cili përbën 19,3% të gjithë sasisë së mallrave të transportuara nga portet shqiptare.
Më pas renditen grupi “metale bazë dhe produkte metalike të fabrikuara, përveç makinerive dhe pajisjeve”, që zë 15,8%, si dhe grupi “produkte të tjera minerale (jo metalike)” me 13,7%, ndërsa “qymyr, linjit, naftë bruto dhe gaz natyror” përbëjnë 6,5% të totalit.
Numri i anijeve që kanë hyrë dhe dalë nga portet shqiptare arrit në 261, prej të cilave 250 janë të huaja dhe 11 vendase.
Edhe transporti i pasagjerëve ka regjistruar një aktivitet të lartë gjatë kësaj periudhe.
Gjatë tremujorit të tretë të vitit, nëpërmjet porteve të Durrësit, Vlorës dhe Sarandës kanë udhëtuar mbi 1 milion pasagjerë.
Porti i Sarandës ka mbajtur pjesën më të madhe të lëvizjeve me 49,2% të totalit të pasagjerëve, ndjekur nga porti i Durrësit me 40,8% dhe porti i Vlorës me 10%, duke reflektuar rritjen e flukseve turistike dhe lundrimeve ndërkufitare në këtë periudhë verore.
Në tregtinë detare të mallrave, eksportet dhe importet kanë regjistruar gjithashtu rritje.
Gjatë tremujorit të tretë 2025, volumi i mallrave të tregtuara me det ka arritur në 1467 mijë tonë, me një rritje prej 5,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.///
/r.e/a.f/
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit