SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Saranda, turizëm të integruar me bashkitë fqinje të Greqisë

 Kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma priti se fundi në një takim në  zyrën e tij, Konsullin e Përgjithshëm të Konsullatës së Greqisë në Gjirokastër, Dimitrios Sacharidis.

Turizmi ishte në fokus të diskutimit që zhvilloi Gurma me diplomatin grek Sacharidis.

Mes tyre u bisedua për veçoritë dhe pritshmëritë për sezonin turistik të këtij viti, mbi projektet e përbashkëta me fokus turizmin e sidomos për mundësitë e reja që hap turizmi pa kufij territorialë, duke i dhënë hapësirë idesë dhe praktikës së turizmit të integruar me bashkitë fqinje.

Gjatë takimit u vlerësua se hapi i parë është hedhur, me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit mes Bashkisë së Sarandës dhe asaj të Finiqit.

Kryetari Gurma tregoi se të dyja bashkitë gjenden tani në procesin e organizimit të një konference me fokus turizmin e integruar, ku do të ftohen t’i bashkohen Memorandumit të Bashkëpunimit edhe bashki të tjera të rajonit jugor, me dëshirën dhe vizionin për të përfshirë më tej edhe bashki fqinje nga vendi fqinjë, Greqia.

Kreu i Bashkisë së Sarandës Gurma, falenderoi konsullin grek Sacharidis, për dhurimin e një sasie materialesh sanitare për bashkinë e Sarandës./ATSH///

error: