SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë: 18-22 prill, vazhdon: Java “Saranda riciklon”

Prej 18 prilli, Saranda nisi eventin “Java e Riciklimit”.

Vazhdon deri më 22 prill, zinxhiri i veprimtarive treguese, promovuese dhe nxitëse për përfshirje në lëvizjen gati njëvjeçare për Riciklim. Megjithë motin e pafavorshëm, sot në qytet dhe në qendra biznesesh janë shpërndarë qindra fletëpalosje dhe materiale me qëllim që të ngrihet opinioni, të ndërgjegjësohen qytetaret .

Apelimi eshte te tregojmë se si veprohet për të ndarë mbetjet urbane në burim.-thane burime nga Bashkia e Sarandes., e cila ka nje rol te rendesiehem ne promovimin dhe organzimin e aktiviteteve te tilla.

Mësohet se në ditët vijuese fokusi do të jenë shkollat e Bashkisë Sarandë. Sipas Bashkise, në partneritet me ZVA dhe drejtoritë e shkollave, po organizohen “orët e gjelbra”, gjatë të cilave do të nxitet fantazia dhe iniciativa e shkollarëve, për të realizuar objekte dhe punë artistike me lëndë të parë materiale të riciklueshme.

Bashkia tha se në vijim, më 21 e 22 prill, për të shtuar sa më shumë elemente kreativë në punimet e tyre, nxënësit realizues do të asistohen edhe nga një profesor i arteve të bukura.

Eventet në kuadër të “Javës së Riciklimit”, kulmojnë pikërisht më 22 prill, me aktivitetin dedikuar Ditës së Tokës. Ky aktivitet do të përcillet edhe nga Mirela Kumbaro( Furrxhi), Ministre e Turizmit dhe Mjedisit.

Apeli solidarizues është një: Bashkohu edhe ti, në “Javën e Riciklimit” në Sarandë.

Përgjatë javës 18-22 prill, edhe bizneset do të nxiten të ndajnë mbetjet e riciklueshme qysh në burim, ndërsa qytetarët për të përdorur koshat e dedikuar, të vendosur përgjatë shetitores ne Sarande ///.SARANDANEWS.AL///

error: