– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë edhe për ditën e sotme do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike ndikuar nga masa ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe alternime kthjellimesh të herëpashershme dhe afatshkurtra. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht në periudha afatshkurtra në formën e shtrëngatave.
Duke filluar nga orët e pasdites dhe kryesisht ato të mbrëmjes në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndim reshjet me intensitet mesatar deri dhe të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-10m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era tepër intensive dhe shpejtësi që arrijnë deri në 15-22m/s çka do të sjelli edhe dallgëzim të lartë në det me forcën 5-7 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 13/21 | Re diell/shi |
| Kukës | 10/20 | Re diell |
| Lezhë | 13/22 | Re diell/shi |
| Dibër | 8/17 | Re diell |
| Durrës | 16/23 | Re diell/shi |
| Tiranë | 16/24 | Re diell |
| Elbasan | 15/25 | Re diell |
| Berat | 11/24 | Re diell |
| Vlorë | 17/23 | Re diell/shi |
| Korçë | 7/19 | Re diell |
| Gjirokastër | 12/23 | Re diell/shi |
| Sarandë | 14/23 | Re diell/shi |
ME SHUME LAJME
Policia e Sarandës, kontrolle në Ksamil për nivelin e zhurmave
Himarë. Policia Kufitare shpëton 5 pjesëtarët e një familjeje që rrizkonin të mbyteshin në det
Ksamil. Gjendet i pajetë në Gjirin e Ksamilit trupi i një peshkatari.