–Me mbrëmjen 19 Gushtit 2021 ,në Sarandë, çel siparin Paniri IX Kombëtar i Suvenireve Turistike , Miqesore me Mjedisin, një event I përvitshëm dhe tradicional tashmë, i cili do të shtrihet në tri ditë nga 19-21 gusht.
Panairi organizohet nga Qendra AJMMI, në Sarandë (Agjencia Joniane e Mjedisit, Medias dhe Informacionit) me mbështetjen e përhershme të Bashkisë Sarandë. Eventi përfshihet çdo vit në kalendarin e aksioneve kulturore jo vetëm të Bashksië po edhe të Ministrisë së Kulturës dhe të Agjencisë Kombëtare të Turizmit.
Sipas burimeve të AJMMI-t dhe atyre te drejtorisë së Turizmit në Bashki, “Në këtë edicion marrin pjesë rreth 70 subjekte artizanë nga territore etnokulturore të ndryshme të bashkive në vend si dhe nga trevat etnike të Kosovës, Malit të Zi, etj,.
Panairi i 9-të Kombëtar “Saranda, 2021″ synon të promovojë resurset e pamata të tradites së artizaneve shqiptare në fushën e punimeve te dorës, me realizime të artikujve ne lloje te ndryshme materiali si: punime ne qëndisje, në material leshi, druri, guri, lekure, qeramike, guacka, aplikacione artistike nga mbetje të ndryshme të lëndëve të para, etj,.
AJMMI tha se gjatë këtij edicioni I cili përfshin edhe përmasën e një festivali të etnokulturës shqiptare që përcillet nga duart dhe mendimi artistik I artizanëve ; në rreth 70 minipavione me artikuj sipas kriterve strikte të paravendosura, mëtohet të sillet tradita burimore dhe prurjet bashkohore, përmes së bukurës dhe gjetjeve te saj si koncept estetik që evoluon në kohëra.


Pritet që artizanet të sjellin pranë njeri-tjetrit traditën e punëve të dorës nga treva të ndryshme si Saranda dhe Gjirokastra, Shkodra dhe Prizreni, Prishtina dhe Kruja, Berati, Korça, Tepelena, etj,.
Sipas drejtuesve të AJMMI-t, në pikëpamje të lëvrimit dhe teknikave të punës së dorës, eventi i 9-t Kombetar perfshin : qëndistarine e dorës dhe punët në tezgjah, punime arti ne gjilpërë dhe endje, mjeshtërinë e filigramit dhe delikatesën e prodhimtit të bizhuterive shqiptare, krahas veshjeve kombëtare që përbëjne gjithmonë një magji më vehte.
Qasja mjedisore ne lenden e pare dhe tradita autentike shqiptare sipas trevave, kane qene evidente në rrugetimin e ketij aktiviteti kombetar, ne Sarandë-nje nga kryeqendrat turistike te hapesires mbareshqiptare, e prereferuar përherë e më tepër si një destinacion .
Megjithë interesimin e vazhdueshëm të artizaneve, mësohet se një vit më parë Panairi nuk u zhvillua për shkak të situatës pandemike globale.

President i Panairit të 9-të Kombëtar është Kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma.
I planifikuar të organizohet ne 100-vjetorin e Bashkise Sarande, në zemrën e Shëtitorës së re të qytetit bregdetasr që mban emrin e poetit kombëtar “Naim Frashëri”; eventi konfirmon edhe një herë, dimensionin dhe promovimin e kësaj infrastrukture publike, si Shëtitorja e panaireve dhe ngjarjeve kulturore të larmishme gjithëvjetore, krahas vendstartimit të turizmit blu te trageteve, ne një magnet atraktiv për mijëra turistë vendas dhe të huaj./SARANDANEWS.AL///
.
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.