(Informacion paraprak). Në Sarandë, një 22-vjeçe dyshohet se goditi sot me një mjet prerës, bashkëshortin e saj 28 vjeç.
Policia tha se “Sot, rreth orës 17:30, në lagjen nr.2, në banesën e tyre, shtetasja A. Z., 22 vjeçe, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, në zonën e shpatullës, bashkëshortin e saj, shtetasin L. Z., 28 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë shtetasja A. Z., është shoqëruar nga shërbimet e Policisë, në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme hetimore”. Vijon puna e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.