SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SARANDE-836 njësi akomoduese, hotele e hostele dhe shtëpi të dyta.

Në Sarandë dhe Ksamil regjistrohen 836 njësi akomoduese, hotele e hostele dhe shtëpi të dyta. struktura akomoduese .Kjo eshrte bere e ditur se fundi nga Kryebahskiaku Adrian Gurma gjate nje interviste dhene revistes”Monitor”.

“Kapacitetet akomoduese turistike vijnë dukshëm në rritje. Duke qenë se çdo verë na gjen me numër të shtuar hotelesh, si në Sarandë edhe në Ksamil, mundësia për akomodim, vjen në rritje. Numërojmë 836 struktura akomoduese të regjistruara ne Sarandë e Ksamil. Si Bashki kemi në total 3200 biznese, nga të cilat 836 janë njësi akomoduese, hotele e hostele dhe shtëpi të dyta.-është shprehur Gurma.

Nderkohe i pyetur rreth kerkesave për investime të reja në struktura nga bizneset, Adrian Gurma ka theksuara se Kërkesat për investime të reja në turizëm, kryesisht struktura akomoduese, vijnë në rritje. Aplikimi për leje ndërtimi bëhet online. Roli i Bashkisë është në pajisjen e tyre me dokumentacionin përkatës, në pajtim me kriteret e përcaktuara për numrin e kateve dhe sipërfaqen ndërtuese, sipas zonës ku do të investohet.

Edhe marketim-brandimi dhe promovimi i destinacionit, falë investimit të Bankës Botërore, ka hyrë në një fazë të re, më cilësore. Ne jemi duke krijuar markën turistike për territorin Bashkia e Sarandës. Ndërkohë, me mjaft interes është pritur krijimi i website të ri turistik dhe gjetja e mënyrave për nxitjen e publikimit të fotove dhe videoklipeve sa më profesionale, përmes konkurseve të shpallura nga ana jonë.”

Lidhur me veçoritë e turizmit te ketij vitit ne Sarande Kryetari i Bashkisë , Adrian Gurma, në intervistën për “Monitor”, shprehet se “tregu polak është mjaft i rëndësishëm për qytetin, pasi tashmë ka një tendencë edhe drejt sipërmarrjes nga kjo kategori. Shumë prej restoranteve apo hoteleve janë marrë nën menaxhim pikërisht nga ky treg. Gurma shprehet se janë bërë një sërë investimesh të rëndësishme në qytet, në funksion të profilit turistik të tij”///

error: