SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SARANDË. AJMMI ORGANIZON PANAIRIN XIII KOMBËTAR TË SUVENIREVE TURISTIKE MIQËSORE ME MJEDISIN”SARANDA 2025″

-Organizata e shoqërisë civile AJMMI (Agjencia Joniane e Mjedisit, Medias dhe Informacionit) po organizon në Sarandë eventin tradicional, Panairin e 13-t Kombëtar të Suvenireve Turistike Miqësore me Mjedisin, një veprimtari disa ditore e mbështetur nga Bashkia e qytetit bregdetar.


Sipas AJMMI-t në këtë event marrin pjesë dhjetra artizanë nga rajone të ndryshme të Shqipërisë si dhe nga hapësirat mbarëshqiptare si Kosova, etj,.
Pas përurimit të Panairit të 13-t Kombëtar të Suvenireve Florian Sali, zëvendëskryetar i bashkisë, Florian Sali vuri ne dukje se “Panairi i suvenireve turistike organizur nga AJMMI dhe i mbështetur bashkia, është një vlerë e shtuar që synon jo vetëm promovimin e traditave shqiptare të zejtarisë në qytetin tonë turistik, por prej trembëdhjetë vitesh ai i po kontribuon në dimensionin e gjallërimimi të jetës kulturore dhe frekuentimin nga qindra turistë shqiptarë dhe të huaj qe e zgjedhin Sarandën si nje destinacion të pasur turistik.”
Sipas drejtorit ekzekutiv të organizatës inicuse të Panairit Shkëlqim Hajno, Synimi i AJMMI-t ka qenë nxitja dhe stimulimi i prurjeve nga tradita shqitare e artizanëve duke punuar me lëndë të para si lesh , dru, guacka deti, lëkurë, qëndistari, etj.,që i përshtaten njëherësh edhe tregut turistik me një gamë të tërë të atikujvë të prodhuar.”
Çifti i artizanëve sarandiotë, Anila dhe Dritan Onjea u shprehën se janë të kënaqur nga Panairi: “Saranda 2025” jo vetëm se fituan një çmim porse, lidhën edhe nje bashkëpunim me tregtar italian i cili i pëqeu prodhimet tona me guacka deti dhe do t’i shesë ato në vijim edhe në dyqanin e tij në Venecia.
Gjatë ceremonisë së promovimit të Panairit organizuar në lokalin “NASTO”, çmimin e parë të Panairit “Saranda 2025” e fitoi arizania nga Pirzreni (Kosovë)., Taibe Agushaj e shoqatës së të artizanëve “Medica Gjakova” e cila prej 13 vitesh e frekuenton Panairin e Sarandës..///

error: