Një aksident raportohet në Sarandë mëngjesin e sotëm. Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 07:45, në fshatin Xarrë janë përplasur dy motomjete. Për pasojë kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit, njëri prej 12 vjeç. I mituri raportohet të jetë në gjendje më të rëndë dhe po merr trajtim në spitalin e Sarandës. Sakaq, 27-vjeçari është dëmtuar lehtë.
Njoftimi i policisë:/ Rreth orës 07:45, në fshatin Xarë, Bashkia Konispol, janë përfshirë në një aksident rrugor dy motomjete që drejtoheshin nga shtetasi A.B.,27 vjeç dhe nga një i mitur 12 vjeçar me iniciale A.B.
Si pasojë e përplasjes, i mituri 12 vjeçar ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në spitalin e Sarandës, ndërsa shtetasi A.B.,27 vjeç, është dëmtuar lehtë.Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.