SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Alibeaj: Mundësi sarandiotëve të vendosin për menaxhimin e qytetit

Nga Etleva XHAJANKA

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, prezantoi sot kandidatin e PD për bashkinë Sarandë, Skënder Muço.

Duke marrë fjalën në këtë takim, Alibeaj tha se, “në një vit e gjysëm, jemi ndodhur në një agresion nga ai që ishte lideri historik i partisë Demokratike i cili për shkakun se u dizenjua non grata fillimisht nga ShBA dhe vjet në korrik nga Mbretëria e Bashkuar, pra dy nga aleatet jo vetëm të Partisë Demokratike, por të Shqipërisë, bëri një zgjedhje më të gabuarën. Më te gabuarën sepse në fillim tha, po kjo është një çështje private do ta zgjidh në mënyrë private, nuk do të përfshijë demokratët, e në fakt kjo ishte një mënyrë e thënë prej tij një zgjidhje e mirë”.

“Çështjet private zgjidhen në mënyrë private dhe nuk përfshihen dhe njerëzit në këtë vorbull. Ajo që realisht ndodhi ishte që jo vetëm i përfshiu demokratët kur tha që partia demokratike po s’më mbrojtët mua meriton të asgjësohet por arriti deri atje sa mori dhe kazmën kundër Partisë Demokratike në 8 janar. Skena të shëmtuara që nuk i meritonte PD ajo që lindi 33 vjet më parë. Nuk i meritonte. Nuk i meritonin demokratët, nuk i meritoni ju që keni kaluar kohëra shume të vështira. Kujtoj këtu 97. Kujtoj kohëra të vështira që ju ia dolët dhe morët ne krah PD për ta ringritur dhe një herë. Nuk meritonte ato skena të shëmtuara qe ndodhen me 8 janar. Nuk meritonte në fakt dhe atë që ndodhi më pas kur ne pjesa më e arsyeshme e PD i shtrim dorën palës tjetër duke i thënë që e keqja më e madhe e këtij vendi ka një emër dhe quhet Edi Rama”, tha Alibeaj.

“E dimë fare mirë që fushata ka filluar prej kohësh, por është një kohë e mirë që së bashku me njëri tjetrin të diskutojmë për atë që është situata e vështirë për Sarandën dhe sarandiotët dhe nga ana tjetër edhe për ti dhënë një zgjidhje kësaj situatë shumë delikate të rrezikshme ku sot gjithë Saranda dhe gjithë sarandiotët ndodhen. Do duhet të jemi të qartë për të parë dhe fotografuar se cila është situata sot në bashkinë e Sarandës. Kryetari i partisë e tha dhe teksa po fliste po më kujtohej dhe më erdhi si imazh që po, përveç asaj se çfarë ndodh në Tiranë ku është metropoli i Shqipërisë, ku janë futur dhe kanë penetruar të gjitha interesat më të zeza politike, mediatike, financiare, kriminale e me radhë, Saranda në fakt është një përngjasim i asaj se çfarë në Tiranë ndodh. E mjafton ta shohësh Sarandën sot, Sarandën e betonizuar, Sarandën e asfiksuar, për të parë që nuk është zgjidhur një nga problemet më të mëdha që është ai i pronave”, u shpreh ai.

Alibeaj tha se, një nga sfidat më të mëdha që kanë këto zgjedhje lokale është pikërisht t’ia japim mundësinë sarandiotëve të jenë ata që të vendosin për menaxhimin e qytetit. Ky është rasti më i mirë për të votuar Skënder Muço.///

error: