SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SARANDE-Anila Denaj: “Do bëjmë më të mirën për Sarandën se është në zemër.”

Kandidatja për deputete e PS në Sarandë Anila Denaj. Ministre e Financave dhe e Ekonomisë në nje interviste ekskluzive për SARANDANEWS.AL

– Kandidatja për deputete e PS në Sarandë Anila Denaj.Ministre e Fiancave dhe e Ekonomisë gjatë një interviste për SARANDANEWS.AL , shfaqi pikëpamjet e saj dhe kontributet e pritshme për rajonin gjate 4 viteve të ardhshme.

Pyetjes se perse zgjedhesit në rajnonin e Sarandë duhet të votojë Anila Denajn, ajo theksoi : “Sepse përfaqëson PS e cila ka treguar se e do zhvillimin. Denaj tha se vjen nga me nje origjinë nga fshatrat e Lumit te Vlorës por me një eksperiencë publike dhe një përkushtim që së bashku me kabinetin qeveritar kanë treguar se gjatë gjithë kohës një përkushtim.

“Është kjo qeveri me kryeminstrin Edi Rama që nisi reforma të rëndësishme si reforma në drejtësi ajo e  kadastrës, etj. Ëshët një mandate i tretë që PS e kërkon për të vijuar ato projekte që ka nisur.

Duke folur për rajonin e Sarandës dhe pritshmëritë e komunitetit, Denaj vuri në dukje se është alokuar I gjithë buxheti për përfundimin e rrugës Kardhiq- Delvinë. Anila Denaj përmendi aeroportin e Sarandës, i cili do të sjellë turistët e vendeve kryesisht nordike, etj.,  me fuqi ekonomike. “Turistët polakë apo nordikë, vijnë sot nga Greqia por duke ardhur drejtpërdrejt në Sarandë, kostot e tyre janë më të lira dhe do të ndikojnë drejtpërdrejt në zgjatjen e sezonin turistik pothuaj gjatë gjithë vitit”.-vuri në dukje Denaj. Aeroporti i Sarandës do të jetë një vepër e mandatit të trete të PS duke sjellë edhe vlerën te regut të cdo pasurie.

E pyetur se kur nis puna për këtë vepër të paralajmëruar, ajo theksoi se “Puna nis që nga letrat, nga vendodhja, deri te tenderimi i veprës sikurse ndodhi me aeroportin e Vlorës, kohë, që kërkon afate ligjore të caktuara. Por çdo gjë merr një kohë të caktuar.”

Sot nuk flasim vetëm për një shetitore në Sarandë por edhe për një rrugë të re që lehtëson trafikun në pikun e ngarkesës  së turizmit veror kur popullsia e Sarandës katërfishohet.-u shpreh kandidatja. Jo vetëm shëtitorja e re, por edhe një muze I munguar deri më sot për Sarandën dhe rajonin e saj.

Sa i përket biznesit Denaj tha se ne nuk kemi vetëm një turizëm që zhvillohet në vijën e parë detare. Gërshetimi i natyrës blu dhe të gjebër kërkon një mendësi dhe shërbim ndryshe sikurse edhe produktet të jenë të një cilësie më të lartë.

Ne kemi një gërshetim të turizmit blu dhe atij të gjelbër, kemi zona të mrekullueshme deri në Konispol ku gërshetohet natya blu dhe e gjelbër me trashëgiminë kulturore. Por këto kërkojnë që edhe produktet të jenë të një cilesie shumë të lartë. –tha Denaj.

Javën që vjen do të nisim një fushatë sensibilizimi për markën .Produkti I markës është produkti “Made in Albania “  .Ai duhet të jetë një produkt që regjistrohet dhe mbrohet si patentë,.dhe ka një cilësi dhe standart të lartë .

Sipas saj, “Agrumet e  Xarrës njohin tregun ndërkombëtar. E njejta  do të ndodhe me djathin e Konispolit, me produktet në zonën përreth Sarandës, me përpunimin e bimëve medicinale, ullirin dhe vajin e ullirit, etj,.

Produket shqiptare duhet te jetë produkte që mbrohen si patentë . Në momentin që vijnë polakët suedezet, norevgjezët, italianët, shqiptarët  e krahinave të tjera ; kur të marrin produktin shqiptar këtu, t’u ngelet në mendje  që ai është i një shije shumë të mirë , si markë.

Duke përmendur florën medicinale, Anila Denaj u shpreh: “Bimët medicinale në këte zonë dhe krejt jugun, janë një thesar. Zonja Vera në Delvinë ka 2000 familje që lidhen me produktet e perpunuara në  aktivitetin e saj. Falë një mbështetje nga AZHBR ose BERZH ky aktivitet do të rritet edhe më tej .Nëse në bimët medicinale I ndajme I përpunojmë në Shqoëri do të merret nje vlerë e fitim me i lartë për firmat shqiptare. Ne duhet të vendosim në secilin produkt markën “Made in Albania”.

Duke u ndalur në fushën e turizmit dhe impakti për zhvillimet dhe prosperitetin e këtij rajoni Denaj vuri ne dukje se “Në dy-tre vitet e ardhshme ne duhet te promovojmë turizmin per t’u shtrire gjatë gjithë vitit ose të paktën për dhjetë muaj si fillim. Sezonin turistik nuk e zgjat qeveria. E zgjat vetë biznesi turistik I mbështetur nga qeveria. Nuk mund te kemi turizëm të qëndrueshëm vetëm për tre muaj-theksoi Denaj.

E pyetur për zhvillimin e ekonomisë blu në Sarandë, Denaj vuri në dukje synimin për zhvillimin e disa nismave me industrine e peshkut dhe të midhjes në Sarandë. Ajo shprehu synimin se do të gjejë mbshtetjen për zhvillimin e kesaj ekonomie sikurse po ndodh edhe ne Vlorë.

Në përgjigje për standartin e  shkollave profesionale përfshirë shkollën “A.Athanas” në Sarandë, Anila Denaj, theksoi se këto institucione do të mbështeten më mirë për t’ju përgjigjur nevojave të tregut.

Lidhur me Filialin Universitar të Sarandës I cili deri më sot nuk ëstë parë më vëmëndjen e duhur nga Ministria e linjës, Denaj  falënderoi për pyetjen te cilën tha se do ta mbante shënim për ta trajtuar më tej.” Pa nje arsim cilësor në kushtet e kerkesave tregut, ne nuk do t’ia dalim-tha Denaj.

E pyetur se cila është Anila Denaj jashtë kostumit të Ministres, ajo u shpreh: “Anila është në person I cili  cdo sfidë e merr seriozisht por e merr me shumë dashuri për të bërë një gjë te mirë nesër më shumë  sesa ka bërë deri më sot.

Kjo është intervista ime e parë në një ballkon sarande dhe jam ndjerë deri më sot shumë e mikpritur nga të gjithë banorët. Shkoj me mendimin se  të gjithë ne, besojme se do bëjmë më të mirën për Sarandën se është në zemër.//SARANDANEWS.AL-SR-R///

error: