Arrestohet drejtuesi i “Ford”-it të përfshirë në aksidentin ku humbi jetën një 42 vjeçar.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin T. B., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, në rrugën “Skënderbeu”, Gjashtë, është përplasur me një motomjet, me drejtues shtetasin M. K., 42 vjeç, i cili për pasojë humbi jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.///
ME SHUME LAJME
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë
Mot me kthjellime, shtim gradual i vranësirave pas mesdite
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll