SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

SARANDE/ Bashkia nenshkroi Memorandumin me GIZ gjerman për “Menaxhimin e Mbetjeve të Ngurta dhe Ekonomisë ricikluese”

Bashkia e Sarandes nenshkroi se fundi Memorandumin me GIZ gjerman për  “Menaxhimin e Mbetjeve të Ngurta dhe Ekonomisë ricikluese”

Gjate prezantimit dhe nenshkrimit te dokumentit nga kreu i bashkise Adrian Gurma, ka qene i pranishem per palen gjermane drejtuesi i Projektit të GIZ Hermann J.Plumm.

Duke iu referuar ketij momenti bashkepunimi Gurma u shpreh : “Me drejtuesin e Projektit të GIZ “Menaxhimi i Modernizuar i Mbetjeve të Ngurta dhe Ekonomia Ricikluese” z.Hermann J.Plumm nënshkruam Memorandumin e bashkëpunimit dhe diskutuam mbi projektin, duke shënuar një stad të ri bashkëpunimi dhe partneriteti,  çka do të bëje të mundur përçimin e përvojave më të mira nga pala gjermane dhe në të njëjten kohë përmirësimin dhe rritjen e cilësisë së sherbimeve në këtë sektor.

Burime te radios “Saranda” ne GIZ (Bashkepunimi ekonomik nderkombetar i qeverise gjermane), bene te ditur se me firmosjen e ketij Memorandum bashkise Sarande i hapet mundesia e mbeshtetjes financiarisht te projektit per  menaxhimin e integruar dhe te diver-sifikuar te mbetjeve urbane.

Hermann J.Plumm, prej dhjete vitesh drejton projektin e GIZ ne Shqiperi.

Ne harkun kohor te rreth nje dekade , projekti i GIZ ne Sarande  eshte I pari project me financime te huaja  qe do te zbatohet ne bashkine turistike bregdetare.///R-SR///

error: