Bashkia e Sarandës ka ftuar në një konsultim publik për një sip. 60 ha në territorin e saj për prodhim energjie nga burime të rinovueshme.
Burime zyrtare bënë të ditur se konsultimi pubik do të organizohet përgjatë dy ditëve më 12 dhe 13 shkurt në mjediset e Bashkisë.
Mësohet se bashkëbisedimi me banorët dhe grupet e interesit ka për qëllim mbledhjen e sugjerimeve lidhur me projektvendimin për miratimin në parim të dhënies me qera me konkurrim të një sipërfaqeje prej 60 ha pjesë, e pasurisë publike që menaxhohet nga Bashkia për zhvillim aktiviteti: prodhim energjie nga burime të rinovueshme nëpërmjet paneleve fotovoltaike.
Përveç këshilltarëve bashkiakë dhe punonjëse të adminstratës së Bashkisë, në konsultimin publik do të përfshihen edhe zyrtarë nga Drejtoria e Bujqësisë, Pyjeve, Kullotave, banorë të kësaj Bashkie, anëtarë të shoqërisë civile , media, ekspertë të fushës, etj,.
Është rasti i parë që në territorin e Bashkisë Sarandë synohet të bëhet një investim i rëndësishëm për prodhim të energjisë nga panele fotovoltaike (diellore).
Shqipëria renditet mes vendeve të para të Europës dhe rajonit për nivelin më të lartë të energjisë që vjen nga burimet e rinovueshme, ndërkohë që në nivel rajoni. Ndërkohë, vendi më nivelin më të lartë në Europë është Islanda me 85.7% të energjisë e cila vjen nga burimet e rinovueshme, pasuar nga Norvegjia dhe Suedia. Në nivel rajoni, vendi i dytë pas Shqipërisë është Mali i Zi, me 39.8% të energjisë të prodhuar nga këto burime. Serbia është e treta e renditur në nivel rajoni dhe ndiqet nga Kosova e nga Maqedonia e Veriut, me 25.2%, 22.3% dhe 17.2% përkatësisht./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.