
Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Edukimit, Bashkia e Sarandës organizoi ceremoninë e ndarjessë çmimeve të Konkursit “EDU-ART” për arte pamore dhe esse për shkollat 9 vjeçare e të mesme të Bashkisë.
Në këtë ceremon merrnin pjesë dhjetra nxënës e mësues të shkollave 9-vjeçare e të mesme të kësaj bashkie. Ishte i pranishëm edhe kryebashkiaku Adrian Gurma si dhe nënprefekti I Sarandë, Mirosh Birjani.

“Është kënaqësi e veçantë për mua që të jem këtu sot në këtë ditë të veçantë, në Ditën Ndërkombëtare të Edukimit që të jemi këtu së bashku për t’i dhënë jehonë një aktiviteti mjaft të rendësishëm.”-u shpreh Kryetari i Bashkise, Adrian Gurma.

Është shumë e rëndësishme për të gjithë ne që të jemi bashkë sepse, duke rritur fëmijë të arsimuar, ne sigurojmë të ardhmen e atdheut, të ardhem tonë.-tha Gurma.
Unë kam kënaqësinë që në vitin e ri, kalendarin e eventeve ta hapim pikërisht me këtë aktivitet.-tha ai.
Ai falënderoi të gjthë nxënësit e shkollave të qytetit dhe mësuesit e përfshirë në kët aktivitet
Më tej Gurma falënderoi të gjithë mësuesit dhe edukatorët që u bënë pjesë e këtij aktiviteti, që punuan pa orar për të bërë më të mirën në finalizimin e tij.

Ë tej Gurma theksoi: “Dua t’i garantoj të gjithë se ky, nuk është aktiviteti i parë dhe jo i vetmi, por do të jetë i pari në zinxhirin e aktiviteteve të tjera përsa i përket edukimit”.
Gurma e mbylli përshendtjen e tij me sloganin drejtuar nxënësve dhe mësuesve të pranishëm: “Cdo ditë, është një ditë e mirë për të mësuar.”
Më tej kryebashkiaku Gurma nisi shërndarjen e Cmimeve, certifikateve për disa kategori së bashku edhe me një shpërblim financiar. Ai I ndau çmimet së bashku me nxënësin Mateo Minga, duke e vlerësuara atë si ”personazh të veçantë dhe një djalë nga Qendra e Femijëve me Aftësi Ndryshe,” Një talent I rrallë” dhe personazhi kryesor I qytetit”
.Sipas Thoma Nikës, shef I kabinetit të bashkisë, në Konkursin “EDU-ART” në Ditën Ndërkombëtare të edukimit morën pjesë mbi 150 pjesëmarrës nga shkollat e mesme dhe 9 vjeçare të territorit të kesaj Bashkie./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë
Mot me kthjellime, shtim gradual i vranësirave pas mesdite
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll