Bashkia e sarandes per here te pare ka marre rolin e veshtire të partnerit me nje program të BE-s, duke lançua Thirrje dhe duke ftuar OSHC të aplikojnë për projekte.
Burime zyrtare bene te ditur per SARANDANEWS.AL se behet fjalë për partneritet me programin ‘ReLOaD2‘ dhe se gjate kesaj jave e ne vijim, shpall thirrjen e parë publike për organizatat e shoqërisë civile për dorëzimin e projekt propozimeve në programin rajonal për demokracinë vendore në ballkanin perëndimor ‘ReLOaD2”.
Objektivi specifik i Programit është të forcojë bashkëpunimin midis qeverisjes vendore dhe organizatave të shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor duke forcuar transparencën për financimin e Organizatave të Shoqërisë Civile nga buxheti i qeverisjes vendore.
Gjithashtu progami ReLOaD synon të promovojë angazhimin qytetar me fokus të veçantë tek të rinjtë në mënyrë që të bëhen pjesë e proceseve vendimmarrës në funksion të zhvillimit të komunitetit.
Mësohet se keto projekt-propozime duhet te jene në përputhje me objektivat zhvillimor dhe prioritetet e Bashkisë Sarandë ne disa nga fushat kryesore si: 1. Shërbimet Sociale,2. Turizmi dhe kultura dhe 3. Mjedisi.
Nderkohe, behet e ditur nga te njejtat burime se shuma e fondeve për projektet e miratuara do të jetë nga 700.000 Lekë deri 2.000.000 Lekë.
Programi ReLOaD2 do të mbështesë gjashtë bashki partnere[ Kamëz, Kavajë, Kukës, Lushnje, Patos, Sarandë.) duke filluar nga rritja e kapaciteteve të vete stafit të Bashkisë për ciklin e menaxhimit të projekteve dhe metodologjisë LOD, grant, asistencë teknike gjatë shpalljes dhe zbatimit të thirrjeve publike, asistencë teknike gjatë zbatimit të thirrjeve publike të pavarura si edhe për fuqizimin e rinisë në territorin e saj.
Në datë 9 dhe 10 Dhjetor 2021, në sallën që ndodhet në mjediset e Bashkisë Sarandë, do të organizohet trajnimi dy ditor me ekspertët e ReLOaD mbi ciklin e menaxhimit të projekteve për përfaqësuesit e të gjithë OSHCve të interesuara për të aplikuar në kuadër të kësaj thirrje. Trajnimi do të fokusohet në paketën e aplikimit të kësaj thirrje, si dhe do të përmbajë njohuri të tjera më të gjera që lidhen me menaxhimin e projekteve.
Po keshtu mesohets e ekspertët e ReLOaD do të jenë të pranishëm në zyrat e Bashkisë në datë 15 dhe 16 Dhjetor 2021, për të organizuar sesione trajnimi specifike me organizata të cilat janë në fazën e shkrimit të projekt propozimit, në kuadër të kësaj thirrje.
//Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2) është një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga PNUD në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë. Ky program është vazhdim i nismës Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD, 2017-2020). Buxheti total i ReLOaD2 është 12.63 milionë euro (15.06 milionë dollarë). Ndërsa komponenti për Shqipërinë është 1.2 milionë euro (1.4 milionë dollarë). Kohëzgjatja e projektit është 48 muaj (Janar 2021 – Dhjetor 2024). Objektivi i përgjithshëm i ReLOaD2 është të forcojë demokracitë gjithëpërfshirëse në Ballkanin Perëndimor dhe procesin e integrimit në BE. Projekti do të punojë për fuqizimin e shoqërisë civile dhe rinisë që të jetë pjesë aktive në vendimmarrje, duke nxitur një mjedis ligjor dhe financiar në funksion të shoqërisë civile.///SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.