Në plazhin publik të quajtur nga vendasit si “Plazhi i Centralit” pranë Shëtitores “N.Frashëri” në Sarandë janë vendosur nga Bashkia çadra e shezlonë falas. Kjo është nismë e drejtpërdrejt e kryebashkiakut të ri të Sarandës, Oltion Çaçi . Nisma është mirëpritur si nga banorët e qytetit, ashtu edhe nga pushuesit e shumtë që ndodhen për pushime aktualisht në Sarandë.

“Tani që kanë vënë çadrat shumë mirë është. Populli bën banjo dielli pa lek. Është hera e parë që i shijojmë pa lek. Shërbimi është i mirë dhe i pastër. Këtë ndryshim duhet ta kenë dhe bashkitë e tjera bregdetare”, thanë ata.
Një prej qytetarëve tha për Report Tv se nuk e besoi, madje mendoi se çadrat ishin vendosur me pagesë nga lokalet dhe bizneset pranë plazhit. “Kur e pashë në mediat sociale mendova se janë çadrat e lokaleve, nuk e besova derisa i pashë vete”.
Ndryshimi në plazhin publik ka suprizuar mjaft edhe pushuesit e përvitshëm që zgjedhin Sarandën për pushimet e verës. Ata vlerësojnë vendosjen e çadrave pa pagesë nga Bashkia Sarandë si të dobishme, pasi ata nuk do të detyrohen të blejnë dhe lëvizin çdo ditë me çadër me vete.
“Kam eksperiencë shumë të mirë këtu, njerëzit janë miqësor, ushqim i mirë dhe çmim i lire, plazhi publik falas. Çadrat në plazh janë falas, deti i pastër çdo gjë shumë mirë”, shprehen dy turiste të huaja.
Turistet vlerësojnë nismën e Bashkise dhe ua sugjerojnë ta ndjekin e bashkitë e tjera bregdetare.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.