Ish-kryeministri Sali Berisha do të zhvillojë ditën e premte në Sarandë foltoren e radhës “Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”.Takimi do të zhvillohet në orën 17:00 në Hotel Mediterranean. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ka ftuar të gjithë demokratët e Sarandës që të marrin pjesë dhe thotë se “vetëm të bashkuar fitojmë”.

Lideri historik i Partisë Demokratike ka zhvilluar disa foltore në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Berisha ka njoftuar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar me 11 Dhjetor, që sipas tij do të shkarkojë kryetarin aktual të PD-së, Lulzim Bashën.
Për këtë arsye, të mërkurën (10 Nëntor), ai dorëzoi pranë kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, 4200 firma të delegatëve që kërkojnë mbledhjen e Kuvendit. Berisha ka thënë se nisma që ka ndërmarrë “ka si synim rivendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri, fitoren e Partisë Demokratike dhe rikthimin e Sali Berishës si Kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë”.
Ish-Kryeministri Berisha vijoi nismën me foltoret pasi u përjashtua nga Lulzim Basha nga grupi parlamentar i PD-së pas shpalljes ‘non grata’ nga SHBA///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit