Në Sarande, pas 30 ditëve agjërim dhe lutje, besimtarët myslimanë festojnë sot Fiter Bajramin. Besimtarët e falën namazin në xhamine e qytetit ku ceremonia u zhvillua me ilahi dhe fjalën e imamëve të pranishëm.
Në ritet e tyre për këtë festë, sipas radites, besimtarët e nisën herët me ndarjen e Sadaka Fitrit për të varfrit dhe më pas iu drejtuan xhamive për faljen e Namazit ne Sarande, Gjashte, Konispol, Xarre, etj,.
Namazi i Bajramit është një detyrim i domosdoshëm për çdo mysliman. Muhamedi i ka kushtuar rëndësi të veçantë duke i urdhëruar myslimanët që të falin këtë namaz. Me kete rast, ëmbëlsirat përgatiten dhe shpërndahen me pjatën kryesore që është seëayi- kadaif i pjekur i gatuar me qumësht dhe i servirur me fruta të thata.
Ndryshe nga Kurban Bajrami (i cili fokusohet te mishi), Fiter Bajrami festohet me ëmbëlsira tradicionale të quajtura gjithashtu Meedhi Eid.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.